Greqia ka vendosur të zgjasë masat kufizuese për parandalimin e përhapjes se koronavirusit deri me 7 dhjetor.
Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas ka njoftuar se ky vendim ka ardhur si pasojë e numrit të lartë të infektuarve dhe viktimave ditore.
Edhe pse nuk ka ende një vendim konkret për festat e fundvitit, sipas qeverisë nuk përjashtohet mundësia të festohen nën masat kufizuese.
Një ditë më parë edhe Gjermania vendosi të zgjasë masat anti-Covid deri me 20 dhjetor.