Globi

Greqi/ Shkatërrohet banda të miturve, 22 shqiptarë në pranga

Shkruar nga Liberale
Greqi/ Shkatërrohet banda të miturve, 22 shqiptarë në pranga

Policia greke ka shkatërruar një bandë të rrezikshme grabitësish në qendër të Athinës. Në prangat e policisë kanë rënë 22 shqiptarë dhe 4 grekë, të gjithë në moshë të mitur. Sipas policisë greke, banda operonte në zonën e qendrës së Athinës, kryesisht në zonat turistike të Akropolit,Monastirakit, Plakës dhe Ominias.

Deri tani është raportuar zbardhja e dhjetëra grabitjeve që anëtarët e saj kanë kryer ndaj qytetarëve të kryeqytetit helen vetëm gjatë muajve të fundit.

Metodat e bandës ishin shumë të ashpra, duke përdorur edhe armë. Në shumicën e rasteve, anëtarët e bandës e rrethonin viktimën, dhe nën kërcënim dhe presion, e detyronin t’ju jepte sendet me vlerë dhe celularët, madje shpesh përdornin edhe dhunën.

Ata akuzohen edhe për trafik lëndësh narkotike. Të gjithë do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.

Ndërkohë autoritet vendase u bëjnë thirrje prindërve të bëjnë kujdes lidhur me sjelljen agresive të të miturve dhe të raportojnë rastet e dyshuar se fëmijët e tyre janë bërë pjesë e bandave.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH