Kryesore

Gjykata rrëzon urdhrin e Biden për vaksinimin me detyrim

               Publikuar në : 09:20 - 14/01/22 ro ot

Gjykata e Lartë e SHBA-së bllokoi të enjten një urdhër të administratës së Presidentit Joe Biden për vaksinim ose testim të detyrueshëm për COVID-19 në bizneset e mëdha, në një kohë kur infeksionet po përhapen me shpejtësi. Nga ana tjetër, gjykata më e lartë e vendit la në fuqi urdhrin për vaksinim të punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Ky vendim ishte një provë se deri ku mund të shkojnë kompetencat presidenciale për të përballuar krizën në rritje të shëndetit publik që deri tani ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 845,000 amerikanëve.

Presidenti Joe Biden tha se ai ishte “i zhgënjyer që Gjykata e Lartë vendosi të bllokojë udhëzimet e arsyeshme për shpëtimin e jetës për punonjësit e bizneseve të mëdha”, udhëzime që sikurse tha “ishin të bazuara plotësisht në shkencë dhe ligj”.

Zoti Biden u bëri thirrje bizneseve të vendosin rregullat e tyre lidhur me vaksinimin, dhe vuri në dukje se një pjesë e mirë e kompanive e kanë bërë tashmë një gjë të tillë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se dy urdhrat do të shpëtojnë jetë dhe do të forcojnë ekonominë e SHBA-së duke rritur numrin e amerikanëve të vaksinuar.

Entitetet që kishin ngritur paditë, përfshirë shtete të drejtuar nga republikanë dhe një aleancë biznesi dhe grupesh fetare, kishin argumentuar se agjencitë federale kishin tejkaluar kompetencat e tyre, kur lëshuan urdhrat pa autorizimin e Kongresit.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back