Aktualitet

Gjendet i vdekur nga fshatarët në Kuçovë, dyshimet e para

Shkruar nga Liberale
Gjendet i vdekur nga fshatarët në Kuçovë, dyshimet e para

Një 74-vjeçari i identifikuar si Lefter Toli, është gjetur i vdekur ditën e sotme në Kuçovë.

Trupi i tij u gjet pa shenja jete nga banorët e fshatit Kozare, te cilët kanë njoftuar më pas policinë. Pas gjetjes, trupi është identifikuar nga familjarët e tij, të cilët kanë pohuar se kjo ishte rruga që ai bënte çdo ditë pasi shkonte për peshkim.

Mësohet se në trupin e 74-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja e tij mund të jetë shkaktuar si pasojë e një arresti kardiak.

Ndërkohë që viktima është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat kur do ti kryhet autopsia mjeko-ligjore, burime zyrtare të policisë konfirmojnë se po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH