Globi

Gjendet e vdekur në Spanjë ish-princesha e Katarit

Shkruar nga Liberale
Gjendet e vdekur në Spanjë ish-princesha e Katarit

Ish princesha e Katarit Kasia Gallanio u gjet e vdekur nga një mbidozë e dyshuar droge në shtëpinë e saj në Marbella.

Kasia Gallanio, 45 vjeçe, i ishte mohuar kujdestaria e tre vajzave të saj dhe jetonte në Spanjë ndërsa po luftonte me probleme si alkoolizmi dhe depresioni, raportojnë mediat franceze.

Ish princesha e Katarit është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në resortin spanjoll Marbella.

Trupi i Kasia Gallanio u zbulua nga policia brenda në banesë të dielën, sipas gazetës franceze Le Parisien, - raporton “Liberale.al”.

Gallanio ishte gruaja e tretë e Abdelaziz bin Khalifa Al-Thani, 73 vjeç, xhaxhai i Emirit të Katarit.

Ata u martuan në vitin 2004 dhe patën tre vajza, por zhvilluan një betejë për kujdestarinë e tyre për 10 vjet pas akuzave se ai kishte sulmuar seksualisht fëmijën e tij të madh.

Princi gjithmonë i ka mohuar akuzat.

Të tre fëmijët jetojnë me babanë e tyre në Avenue luksoze Montaigne pranë Champs-Elysees në Paris, pasi Gallanio-s iu mohua kujdestaria.

E lindur në Los Anxhelos dhe me origjinë polake, ajo po qëndronte në një nga shtëpitë e çiftit në Marbella, ndërsa po përballej me depresionin dhe problemet me alkoolin.

Edhe pse ende nuk janë zhvilluar ekzaminimet pas vdekjes, hetimet fillestare tregojnë se ajo vdiq nga një mbidozë droge.

Trupi i saj nuk kishte asnjë shenjë dhune fizike, raportoi Le Parisien.

Ish-bashkëshorti i saj ka jetuar në Francë që nga viti 1992, kur u detyrua të mërgohej pas një grushti shteti të dyshuar kundër liderit të Katarit./Liberale.al/

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH