Showbiz

Gabriel Garko: Kam qenë një një lidhje me një djalë për 11 vite

Shkruar nga Liberale
Gabriel Garko: Kam qenë një një lidhje me një djalë

Aktori i njohur italian, Gabriel Garko pak dite me pare deklaroi brenda shtëpisë së "Big Brother Vip"se është homoseksual, deklarate e cila shkaktoi shume zhurme. Së fundmi në një intervistë në programin ‘Verissimo’, Gabriel ka zbuluar se ka qenë në një lidhje me një djalë, i cili quhej Riccardo, për 11 vite.

“14 vite më parë mora një shtëpi larg të gjithëve. Unë e Riccardo jetonim bashkë, por ishte një situatë false. Kur vinin miq në shtëpi, ai në fund të mbrëmjes bënte sikur po ikte dhe sigurisht që më pas kthehej. Kur dilnim apo iknim me pushime, ishim gjithmonë në grup. Por kemi qenë bashkë 11 vite”, ka treguar Garko.

Kur moderatorja e emisionit, Silvia Toffanin e ka pyetur se pse zgjodhi që ta tregojë vetëm tani, Gabriel u përgjigj: “Kam qenë aq gjatë në xhirime, saqë në fund vura një personazh. Nëse ke një orientim të caktuar seksual nuk mund të bësh këtë punë, sistemi e kërkon atë dhe për këtë arsye duhet të pretendoni se keni një tjetër. Por sot hoqa maskën. Më në fund pas 3 vitesh e gjysmë që u largova nga seti, kam pasur mundësinë që të qëndroj brenda lëkurës sime. E kuptova se nuk isha mirë, kisha nevojë të dilja prej saj”.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH