Globi

Njerëzit u dogjën të gjallë, zbulohet gabimi fatal i zjarrfikësve

Shkruar nga Liberale
Njerëzit u dogjën të gjallë, zbulohet gabimi fatal i

Një raport i ri mbi zjarrin që përfshiu kullën “Grenfell” të Londrës, ku në 2017-tën vdiqën 72 vetë, tregon se zjarrfikësit bënë një gabim fatal.

Ata akuzohen për keqmenaxhim të rëndë të situatës, duke përfshirë këtu ngadalësinë e reagimit në numrin e emergjencës, trajnimin e pamjaftueshëm për raste kaq ekstreme dhe sidomos këshillat e dhëna banorëve të kullës që të mos dilnin nga apartamentet e tyre.

Këto të fundit, u kthyen në një kurth vdekjeprurës për dhjetëra viktima, që nuk patën më asnjë mundësi shpëtimi, por mbetën të mbërthyer mes flakëve.

Raporti e pranon kurajon e treguar nga një pjesë e zjarrfikësve, atyre që hynë në kullën që digjej, por nënvizon gjithashtu edhe shumë gabime.

Greenfell Tower ishte një qiellgërvishës mjaft popullor në veri të Kensingtonit në Londër. Zjarri shkatërrimtar nisi në katin e saj të katërt, nga defekti i një frigoriferi, por u përhap me shpejtësi në pjesën e jashtme të saj, për shkak të materialeve të përdorura për rinovimin e fasadës.

Liberale Newsroom

Meritokracia në Shqipëri, sa është duke e inkurajuar qeveria një të tillë?

  • 1. Shumë!
  • 2. Pak!
  • 3. Aspak!
SHQIPENGLISH