Politikë

Fushata zhvendoset në Bulqizë, Rama: Kanë 10 vite që më thonë ik, ja ku erdha prapë. Kë do zgjidhni, atë që ju solli non-grata apo Like floriri?

Shkruar nga Liberale
Fushata zhvendoset në Bulqizë, Rama: Kanë 10 vite që më

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi një takim më banorët e Bulqizës, ku prezantoi kandidaten për kryebashkiake të këtij qyteti, Festime Mjeshtri.

Rama ironizoi opozitën duke u shprehur se Likja e ka mendjen për keq dhe vazhdon për keq. Rama theksoi se ata ecin vetëm para dhe pavarësisht propagandave ai do të vijojë punën.

“Të jesh i djathtë nuk është turp, përkundrazi është një qëndrim legjitim. Nuk duhet në asnjë mënyrë që vota e atyre që I kanë të gjitha këto në mendje të shkojnë për Like floririn dhe për të tjerë bashkë me të. Dhe për një çift ku ai më i madhi i çiftit është shpallur i padëshirueshëm nga SHBA-ja. Dhe është i padëshirueshëm për Europën”.

“Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë si sot, me e respektuar dhe më e barabartë në të gjitha tryezat ndërkombëtare. Si asnjëherë më parë Shqipëria është e ulur së bashku me fuqitë e mëdha në tryezën Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Si asnjëherë më parë Shqipëria drejtoi OSBE-në, si asnjëherë më parë BE-ja bëri samitin e saj në këtë vend. Kjo vjen sepse Shqipëria i ka ngjitur shkallët e respektit në të gjitha format”.

“Unë nuk e di kush është kandidati këtu. Kanë 10 vite që thonë Rama ik dhe ja ku erdha prap unë këtu. Si mund ta vendosni në diskutim nuk e kuptoj. Kë do të zgjidhni një që e ka sjellë non-grata apo Like floririn. Likja e ka mendjen për keq dhe vazhdon për keq”.

“Kemi dy ujësjellës të financuara me projekte dhe gara të bëra, me kompanitë gati, në Zogaj dhe Shirokë, nuk kemi leje ndërtimi, nuk na e lejon bashkia. Ata më mirë rrinë pa ujë, unë e di që demokratët nuk pinë ujë blu. Leje njëherë që këtu është qamet fare. Ne po ju themi që duhet të ecim vetëm përpara, jo se ne i kemi bërë të gjitha gjërat mirë. Një gjë është e sigurt për të tërhequr karrocën një kalë ka Shqipëria. Karroca me qen rrugësh nuk tërhiqet”, deklaroi kryetari i Partisë Socialiste.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH