Sport

FSHF surprizon vogëlushët në spitalin e fëmijëve me dhurata në prag të Vitit të Ri!

Shkruar nga Liberale
FSHF surprizon vogëlushët në spitalin e fëmijëve me

Federata Shqiptare e Futbollit ka surprizuar vogëlushët e shtruar për kurim në Spitalin e fëmijëve në Tiranë me dhurata në prag të festës së vitit të ri.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, futbollisti i Kombëtares, Myrto Uzuni dhe kapitenia e Kombëtares së femrave, Megi Doçi vizituan sot pediatrinë dhe shpërndanë dhurata për fëmijët që kanë probleme shëndetësore dhe po marrin kurim në këtë spital.

Emocionet kanë qenë të mëdha për vogëlushët, që morën dhuratat e përgatitura nga FSHF dhe kaluan disa çaste të bukura duke biseduar me dy yjet e futbollit e shqiptar dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Shulku. Nuk kanë munguar edhe fotot e rastit të Uzunit dhe Doçit me fëmijët, të cilët donin të kishin një kujtim me dy personazhet e spikatura të futbollit shqiptar.

Më këtë rast Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, është shprehur se kjo vizitë është një mundësi shumë e mirë për t’i dhuruar disa çaste gëzimi fëmijë dhe njëkohësisht i ka uruar të gjithë një vit sa më të mbarë dhe urim sa më të shpejtë.

“Ne menduam që të vinin sot në këtë prag-festash në spitalin e Pediatrisë dhe të takonim fëmijët e shtruar këtu për kurim, t’u gjendemi sadopak pranë atyre duke u dhënë disa dhurata nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe njëkohësisht i uruam shërim sa më të shpejtë dhe gjithashtu një vit të mbarë me shëndet dhe sa më shumë suksese”, – tha Shulku në prononcimin e rij për Fshf.org.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH