Gjykata Kushtetuese në France aprovon pasaportën shëndetësore të COVID-19, që kërkon dëshmi të vaksinimit ose testimit negative, për qasje në shumë vende publike.
Kjo pasaportë, që do të hyjë në fuqi nga e hëna, ka nxitur protesta masive ku kritikët e kanë akuzuar presidentin Emanuel Macron që po e udhëheq një diktaturë shëndetësore.
Gjykata Kushtetuese tha, se kufizimet e votuara në Parlament muajin e kaluar, përfaqësojnë një balancë mes shqetësimeve për shëndetin publik dhe lirinë personale.
Por, mungesa e një pasaporte shëndetësore nuk duhet të bëhet pengesë për trajtimin e pacientëve, vendosi gjykata.
Gjykatësit rrezuan një dispozitë që ishte e përfshirë në Ligjin për Shëndetin, që do të lejonte punëdhënësit të largonin nga puna personat që nuk e kanë pasaportën shëndetësore.