Showbiz

Flet polici i Rrugores nga Durrësi: Pse vendosa të qëndroj dhe të punoj në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Flet polici i Rrugores nga Durrësi: Pse vendosa të qëndroj dhe

Profesioni i policit në momente të caktuara shoqërore në varësi të dinamikës në jetën e një vendi, kthehet edhe në një profesion shumë të vështirë, sfidues, i lodhshëm dhe plot përgjegjësi.

Shumë të rinj largohen nga vendi por ka nga ata që përkushtohen dhe duan profesionin e tyre.

Polici i Rrugores në qytetin e Durrësit, Aldo Paja, ka rrëfyer së fundmi rëndësinë e veçantë që ka procesi i kalimit të eksperiencës nga brezi i parë tek ai që po përgatitet.

Ai bëri me dije dhe familjarë të tij kanë qenë pjesë e Policisë së Shtetit, teksa më tej theksoi se ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij të cilët kanë vendosur të largohen nga Shqipëria, ai ka preferuar të qëndrojë në vendin e tij duke i shërbyer qytetarëve.

“Në familjen apo fisin tim ka edhe përsona që kanë shërbyer në strukturën e Polciisë së Shtetit dhe ajo dëshira ime ka ndikuar për të vazhduar në polici dhe për të mos bërë të njëjtën zgjidhje që kanë bërë hsumica e moshatarëve të mi të cilët janë larguar nga Shqipëria”, tha ai.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH