Globi

Koronavirusi/ Ministri nuk i jep dorën, si reagon kancelarja gjermane

Shkruar nga Liberale
Koronavirusi/ Ministri nuk i jep dorën, si reagon kancelarja gjermane

Një nga këshillat që ka rekomanduar Organizata Botërore e Shëndetësisë për t'u mbrojtur nga koronavirusi, është edhe shmangia e takimeve me persona të tjerë, apo larja e shpeshtë e duarve.

Ndoshta në formë shakaje, nëj gjë të tillë ka bërë ministri i Brendshëm gjerman, i cili  ka “refuzuar” t’i shtrëngojë dorën kancelares Angela Merkel.

Në një video të publikuar nga “Daily Mail”, shihet momenti kur ministri Horst Seehofer nuk i jep dorën kancelares, gjatë samitit të Berlinit dhe sipas gazetës britanike, kjo gjë ka ndodhur për shkak të frikës së koronavirusit.

Merkel shihet se një gjest të tillë e ka marrë me sportivitet. “Është gjëja e duhur”, ka thënë ajo, derisa është ulur pranë tij dhe të pranishmëve, që ishin mbledhur për samitin e Berlinit.

Organizata Botërore e Shëndetit ka këshilluar larjen e duarve së paku pesë herë në ditë me sapun dhe ujë. Fërkimi, thonë ekspertët, është çelësi për pastrimin e shenjave të infeksionit.

Larja e duhur e duarve përfshin fërkimin e pëllëmbëve së bashku, fërkimin e shpinës së duarve e pastrim të gishtërinjve.

Njerëzit duhet të pastrojnë duart pas kollitjes ose teshtitjes; kur kujdesen për njerëzit e sëmurë; para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit ose ngrënies; pasi shkon në tualet; pas trajtimit të kafshëve dhe kurdoherë që ato duken të ndyra./Gazeta Liberale

https://videos.dailymail.co.uk/preview/mol/2020/03/02/1255929979330474830/636x382_MP4_1255929979330474830.mp4

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH