Policia ka arrestuar në Rinas, Beqo Brahimin, të dyshuarin kryesor për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha në Lazarat gjatë operacionit anti drogë në qershor 2015.
Beqo Brahimi ishte shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, ndërsa Gjykata e ka dënuar në mungesë me 8 vite burg si pjesë e grupit të ‘Lazaratit’
Grupi prej pesë anëtarësh u dënua nga Krimet e Rënda me një total prej 52 vitesh burg. /Gazeta Liberale