Aktualitet

Mogherini mbledh liderët e Ballkanit, Rama anulon pjesëmarrjen

Shkruar nga Liberale
Mogherini mbledh liderët e Ballkanit, Rama anulon pjesëmarrjen

Kryeministri Edi Rama nuk ka marrë pjesë në darkën e punës që u zhvillua dje në Bruksel midis liderëve të rajonit dhe Federica Mogherinit.

Ky ishte takimi i fundit që Mogherini zhvilloi me liderët e rajonit si Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, përpara përfundimit të mandatit.

Ende nuk ka asnjë njoftim për këtë anulim të papritur, ndërkohë që kryeministri e kishte konfirmuar më herët pjesëmarrjen.

Të gjithë liderët e rajonit, përfshirë presidentët e Kosovës dhe Serbisë, ishin të pranishëm në takim. Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç takohen për herë të parë që nga viti i kaluar, kur dialogu midis dy shteteve u ndërpre për shkak të vendosjes së taksës 100% nga Kosova për produktet serbe.

Kryeministri Rama zhvilloi ditën e djeshme në Athinë një vizitë zyrtare, ku u takua edhe me homologun Mitsotakis./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH