1

Ermal Meta: E kam bërë vaksinën, po përgatis një surprizë të vogël për publikun shqiptar

               Publikuar në : 15:08 - 08/09/21 liberale

Këngëtari Ermal Meta ka dhënë një intervistë ekskluzive për “News24” lidhur me koncertin e planifikuar më 17 shtator në stadiumin “Air Albania”.

Meta thotë se do të përpiqet të japë një koncert rreth 2 orësh, shumë të ngjeshur me këngë teksa zbulon se hapjen do e bëjë këngëtarja Elhaida Dani.

“Zakonisht unë këndoj italisht, kam mësuar të shkruaj këngë. Do të mundohem për një surprizë të vogël në shqip për publikun shqiptar. Do të këndoj edhe këngë që kam kënduar ndër vite. Para pak muajsh ka dalë disku 4”, u shpreh ai.

Ai siguron se për vete e ka bërë vaksinën ndërsa në Shqipëri do të qëndrojë 7-8 ditë. Ermal Meta ëshë duke përfunduar librin e tij të parë dhe për këtë duhet të vizitojë disa qytete shqiptare, por jo atë ku ka lindur pasi siç tregon ai ka kujtime të hidhura.

Sa i përket muzikës shqiptare, Ermal Meta thotë se ka disa këngëtarë të preferuar si Eugent Bushpepaj apo Elhaida Dani dhe nuk hedh poshtë mundësinë që të bashkëpunojë me një nga ta.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back