Globi

Erdogan: Makthi për grekët do të jetë Turqia

Shkruar nga Liberale
Erdogan: Makthi për grekët do të jetë Turqia

Situata mes Turqisë dhe Greqisë vazhdon të jetë në një pikë kritike, ndërsa presidenti Erdogan ka bërë një paralajmërin tjetër.

Erdogan foli për sulme që i vijnë Turqisë nga jashtë dhe u shpreh se do të thyhet cdo dorë që zgjatet mbi popullin turk

“Ata që shohin ëndrra se ne do të lëmë mënjanë çështjet gjeografike dhe do të heqim dorë nga Mesdheu, po u themi që do t’ju bëhemi makth për një kohë të gjatë. Do të thyejmë çdo dorë që zgjatet mbi popullin tonë, të drejtat tona, mbi flamurin, tokën dhe ezanin tonë. Shtete që bazohen te paratë apo armët e të tjerëve tani po mbyten me probleme socio-ekonomike. Ata që flasin për demokracinë në vende të tjera mbyten me pështymën e tyre dhe fshihen pas gishtit. Në rajon po prishen të gjitha ekulibrat. Ne po shohim se mundësitë janë më të shumta se kërcënimet. Por të tjerët nevrikosen sepse nuk kanë më përballë Turqinë që dikur ia mbyllnin gojën me dy fjalë dhe me standarde të dyfishta. Disa na sulmojnë me manovra politike dhe të tjerë vjellin vetëm urrejtje”, tha Erdogan.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH