Aktualitet

Emri/ Kush është 42-vjeçari që u arrestua duke transportuar ilegalisht 10 emigrantë

Shkruar nga Liberale
Emri/ Kush është 42-vjeçari që u arrestua duke

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 42-vjeçar, i cili transportonte emigrantë në mënyrë të paligjshme kundrejt fitimit të parave.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 62”, pas hekurave ra Astrit Hoxha, ndërkohë është sekuestruar automjeti me të cilin ai transportonte 10 emigrantë.

“Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe një aparat celular. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 62”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë. Në aksin nacional Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur “Majkosh”, shtetasi A. H., duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka vazhduar lëvizjen. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë dhe pas ndjekjes, në afërsi të qytetit të Memaliaj, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. H., me të cilin ky shtetas po transportonte kundrejt pagesës, 10 emigrantë nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH