Globi

Ekspertët britanikë: Varianti “Delta Plus” mund të përhapet më shpejtë se mutacioni Delta i zakonshëm

Shkruar nga Liberale
Ekspertët britanikë: Varianti “Delta Plus” mund të

Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar thonë se tani një formë e re e koronavirusit, që disa e quajnë “Delta Plus”, mund të përhapet më lehtë se sa mutacioni Delta i zakonshëm.

Sipas BBC, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) e ka zhvendosur atë në kategorinë si “variant nën hetim”, për të pasqyruar këtë rrezik të mundshëm.

Nuk ka ende asnjë provë që varianti mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë.

Kështu që shkencëtarët janë të bindur se vaksinat ekzistues funksionojnë ende mirë për të mbrojtur njerëzit.

Edhe pse Delta e rregullt ende përbën shumicën e infeksioneve me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, rastet e “Delta Plus” ose AY.4.2 rastet si duket janë duke u rritur.

Të dhënat e fundit zyrtare sugjerojnë se 6 për qind e rasteve me Covid janë të këtij varianti.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH