Showbiz

Einxhel Shkira emocionon me dedikimin për të birin që pritet të vijë në jetë

Shkruar nga Liberale
Einxhel Shkira emocionon me dedikimin për të birin që pritet

Së fundmi, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz zbuluan se do të bëhen prindër të një djali. Moderatorja e njohur ka publikuar një video teksa zbulojnë gjininë e fëmijës që po presin, moment të cilin e ka shoqëruar me këngën e famshme të Coldplay, që mban titullin “Paradise”.

“Hey Little Baby Boy. Na u desh kohë të mblidhnim emocionet tona…sepse mbrëmë na dhe surprizën më të madhe të jetës tonë. Të donim ende pa qenë në jetën tonë…por ama dje na ke bërë sërish dy njerëzit më të lumtur në botë. Tani dimë se si të drejtohemi, e dimë çfarë rrobash e lodrash mund të duash ti.

Dhe akoma më shumë do të përpiqemi të të kuptojmë kur të të kemi në krahë… Na surprizove, por për mirë, edhe pse do ishin prindërit e shkëlqyer të një vajze të fortë, por tani akoma më shumë jemi të bindur që jemi prindërit e duhur për të rritur djalin që kjo botë ka aq shumë nevojë.

Boy, We already Love You So Much”, ka shkruar Einxhel krahas kësaj videoje speciale.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH