Aktualitet

E zgjedhura e Trump për ambasadore në Tiranë, pritet të dalë në Senat

Shkruar nga Liberale
E zgjedhura e Trump për ambasadore në Tiranë, pritet të

Senati Amerikan ka caktuar datën e seancës dëgjimore me të nominuarën e presidentit Donald Trump për ambasadore në Shqipëri. Sipas TCH, e nominuara Yuri Kim, do të përballet me Senatin më 29 tetor 2019.

Nëse pas kësaj seance dëgjimore Senati do t’i japë dritë jeshile, atëherë me gjase fillimi i vitit 2020 do ta gjej zonjën Yuri Kim si ambasadore në Tiranë.

Yuri Kim është zyrtare e lartë e Shërbimit të Jashtëm amerikan, e cila ka punuar në poste kryesore dhe ka mbuluar rajone të shumta, duke përfshirë Kinën, Korenë e Veriut, Turqinë, Irakun dhe NATO-n.

Ajo ka qenë Shefe e Shtabit të Zëvendës-sekretarit të Shtetit, 2015-2017, si dhe ka drejtuar Zyrën për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politike-Ushtarake.

Kim ka qenë Konsulle Politike në Ankara dhe në Bagdad dhe anëtare e delegacionit të SHBA-së në bisedimet që synojnë denuklearizimin të Koresë së Veriut./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH