Aktualitet

E larguan nga Nisma “Thurje”? Reagon Rudina Hajdari

Shkruar nga Liberale
E larguan nga Nisma “Thurje”? Reagon Rudina Hajdari

Pas deklaratës së aktivistit të Nismës “Thurje”, Pano Soko, ku tha se “nisma nuk do të bëhet parti politike” dhe përjashtoi bashkëpunimin me deputeten Rudina Hajdari, ka reaguar kjo e fundit.

Hajdari është shprehur se lëvizja e re që politike për të cilën ajo është angazhuar “do të quhet Nisma dhe pjesë e saj do të jenë dhe aktivistë të Nismës Thurje dhe jo vetëm”.

“Nga komunikimet që kam pasur me drejtues të Thurjes, nuk di të ketë tërheqje nga projekti. Më vjen mirë që ajo që po bëjmë ka kaq shumë interes dhe ngjall shumë debat në shoqëri. Ky është tregues se po lind diçka e shëndetshme” – u shpreh Hajdari për Euronews Albania.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH