Aktualitet

"E kujt është shtëpia që jeton ti?", Tabaku dhe Bardhi e bëjnë "për një lek" ministren e Financave

Shkruar nga Liberale
"E kujt është shtëpia që jeton ti?", Tabaku dhe

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të ashpra. Deputetët e opozitës janë kthyer kundër ministres së Financave, Delina Ibrahimaj.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e akuzoi ministren se jeton në shtëpinë e një oligarku.

"E kujt është shtëpia që jeton ti? Ku ishe më parë", e pyeti Bardhi, Ibrahimajn.

Ndërkohë që, Jorida Tabaku iu kthye ashpër Ibrahimajt, duke i thënë që t'i vijë turp, që e akuzoi deputeten e PD-së si "opozita e vulës".

"Unë nuk ulem dot në nivelin e mjerueshëm të ministren, kënaq vetëm. Të të vijë turp që ke ardhur nga rruga dhe më thua ‘opozita e vulës’. Dëgjo këtu. dëgjo se mëson. Sot e ka pranuar zoti Bardhi...", u shpreh Tabaku.

"Shërbëtore e oligarkëve", tha më tej Bardhi.

Ndërsa Tabaku reagoi sërish: "Dëgjo këtu. E kuptoj që të flasësh me shifra këtu është herezi." /Liberale.al

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH