Aktualitet

E joshi në rrjetet sociale dhe e ftoi në banesë, i riu gjen belanë

Shkruar nga Liberale
E joshi në rrjetet sociale dhe e ftoi në banesë, i riu gjen

Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçare nga Gjakova, e cila dyshohet se në bashkëpunim me disa persona i morën para një personi tjetër.

“Lidhur me rastin pas zhvillimit të hetimeve është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara e cila dyshohet se në bashkëpunim me të dashurin e saj dhe shokun e tyre ia kanë marrë paratë një personi”, thuhet në njoftimin raportin e Policisë.

Sipas Express, 19-vjeçarja nga Gjakova, mbrëmjen e së enjtes e ka ftuar 29-vjeçarin në banesën e saj, duke e joshur përmes rrjetit social “Snapchat”. Por, pak pasi ai arriti aty, e priti një befasi e pakëndshme.

Dy persona të maskuar dhe me shufra hekri në duar, i kanë grabitur A.B. portofolin me 160 euro.

Pas grabitjes, të dyshuarit e kanë kërcënuar 29-vjeçarin që të mos e njoftojë policinë. Ngjarja është pranuar në Polici edhe nga e reja./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH