Globi

E frikshme/ Piloti tenton të rrëzojë avionin me 80 pasagjerë në bord

Shkruar nga Liberale
E frikshme/ Piloti tenton të rrëzojë avionin me 80 pasagjerë

Një pilot në SHBA është akuzuar për tentativë vrasjeje, pasi dyshohet se u përpoq të rrëzonte një avion me 80 pasagjerë gjatë një fluturimi mbrëmjen e së dielës. Sipas autoriteteve mbi të rëndojnë 83 akuza.

I dyshuari ishte ulur në kabinën e një fluturimi të Alaska Airlines pas kapitenit dhe oficerit të parë, sipas një deklarate të linjës ajrore. Policia tha se piloti është 44-vjeçari Joseph David.

Fluturimi ishte nga Everett, Uashington, për në San Francisko, Kaliforni, me 80 pasagjerë në bord. Ai u devijua në Portland, Oregon dhe i dyshuari u arrestua pa incidente.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH