Fituesi i edicionit të parë të "Big Brother VIP 1" Ilir Shaqiri është pyetur nga gazetarët, se cili është banori që do ta fitojë edicionin e dytë.
Balerini tha se fitues është ai që e do publiku, dhe sipas tij këtë edicion e merr këngëtari Luiz Ejlli.
“Jam me atë që është publiku.., Luizi është fituesi... e do publiku! Por Big Brother VIP 1, është njëshi, ndërsa Luizi është fituesi i këtij edicioni sepse tashmë atë e do publiku”, u shpreh balerini i njohur.
Kujtojmë se disa ditë më parë Shaqiri u fut brenda BBV2 në kuadër të njëloje, ku zhvilloi edh biseda me banorët. Madje ai i la të kuptohet Luizit, se mund te jetë ai fitues i BBV2.
Luizi e ka pyetur Ilirin se kush fiton sipas tij dhe balerini është shprehur:
Iliri: Kush ka hyrë i parë do dal i fundit…
Luizi: Olta ka hyrë
Iliri: Ti hyre i fundit, por ndoshta është anasjelltas këtë vit…/Liberale.al