Vajza e madhe e Granit Xhakës, Ayana, feston sot ditëlindjen dhe ai i bëri një urim ku shkruan se jeta e tij mori kuptim pas ardhjes në jetë të vajzës.
“Nuk ishte gjithçka e qartë në jetë deri sa erdhe ti, që ti jepje një kuptim të plotë jetës tonë, dita që unë do sakrifikoja gjithçka për një njeri ishte dita kur erdhe ti në jetë, kur zemrat gjysmë të mbushura i mbushe me dashuri dhe lumturi.
Ndoshta profesioni im nuk më lejon të jem gjithmonë pranë teje por zemra ime është gjithmonë aty ku je dhe ti. Princesha babushit të urojë dhe 100 vite të lumtura me shëndet dhe harmoni. Të duam shume përgjithmonë #AYANA”, shkruan Graniti.