“Dëgjova një zhurmë, një shpërthim, sikur të ishte një bombë. Të shohësh dy trupa të zhduken në këtë mënyrë është vërtet rrëqethëse,” tha dëshmitari para syve të të cilit ndodhi tragjedia
“Pashë një vajzë të ulur në shina dhe tjetrën që u përpoq ta tërhiqte”. Kështu është shprehur një i ri 32-vjeçar, Stefano, i cili ishte dëshmitar i aksidentit të ndodhur mëngjesin e së dielës në stacionin hekurudhor në Itali, ku humbën jetën dy motrat Giulia dhe Alessia Pisanu, përkatësisht 17 dhe 15 vjeçe.
Një version që konfirmon atë të raportuar nga persona të tjerë të pranishëm. Dëshmitari saktëson se ajo që ishte ulur në mes të shinave kishte veshur "një fustan jeshil" (që sipas dëshmive ishte Alessia) ndërsa tjetra ishte "e veshur me të zeza" (Giulia). Treni mbërriti me shpejtësi dhe i goditi të dyja.
"Dëgjova një zhurmë, një shpërthim, sikur të ishte një bombë” - thotë i riu. - “U sëmura atë ditë. Të shoh dy trupa të zhduken kështu, është vërtet rrëqethëse".
Disa miq dhe të afërm sollën buqeta me lule në shtëpinë e Madonna di Castenaso (Bologna) ku jeton familja e Giulia dhe Alessia. “Respektojeni këtë moment”, u tha gazetarëve një grua në portën e shtëpisë.
“Ishin dy vajza shumë të mira dhe të bukura, nuk kam fjalë. Të dielën në mbrëmje u takuam në Castenaso me disa miq për të ndezur fenerë me emrat e tyre të shkruar". Kështu thotë një vajzë që njihte Giulian dhe Alessian. "Njerëzit - vazhdon ajo - nuk mund ta besojnë. Më e madhja vinte gjithmonë për darkë me ne, sepse ishte shoqe e motrës sime. Nëna ime është në shok. Unë nuk dua të shkoj më në plazh, në Riccione. Po presim varrimin, më vjen shumë keq për babin e tyre”, përfundon e reja.
Kryebashkiaku i Castenaso tha se do të shpallim zi në qytet. – “Ende nuk dimë asgjë për funeralin. Ne do të shpallim zinë e qytetit.” Si në çdo qytet të vogël vajzat njiheshin ndaj edhe tragjedia i ka tronditur të gjithë. /Liberale.al/