Showbiz

"Duket se e kishte mprehur shpatën..."/ Albi Nako ka një këshillë për Ilir Shaqirin: Ke një lloj diskriminimi ndaj...

Shkruar nga Liberale
"Duket se e kishte mprehur shpatën..."/ Albi Nako ka një

Albi Nako është i mendimit që Ilir Shaqiri, kryetari i jurisë së “Dancing with the stars”, duhet të jetë më i kujdesshëm me komentet e tij kundrejt balerinëve profesionistë në spektakël, sepse sipas tij, ka një lloj diskriminimi.

“Iliri duket se e kishte mprehur shpatën përsa i përket edhe balerinëve. Për shembull, Arnitës i tha që ‘ty të duhet një balerin që të të shkundë, siç është Dioni i fuqishëm’,” i tha moderatorja Kiara Tito Albi Nakos në “Dancing with the stars – Fan Club”. Kujtojmë se Arnita Beqiraj kërcen me balerinin Eni, ndërsa balerini Dion Gjinika kërcen me Juliana Nurën.

“I dëgjova këto punët e shkundjeve dhe tundjeve, por mendoj që duhet të jemi të kujdesshëm me pjesën e shprehjeve sepse kam vënë re një lloj diskriminimi, deri diku mund ta them, të pjesës tjetër të kastit. Kam vënë re Ilirin që citon Dionin si monument kulture, citon Luixhinon si ekselent, pa pasur asnjë diskutim për profesionalizmin e tyre. Por kjo, dashje-padashje, krijon një lloj deprinimi tek pjesa tjetër e kastit,” u shpreh Nako.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH