Showbiz

Dua Lipa jep lajmin e trishtë: Me zemër të thyer...

Shkruar nga Liberale
Dua Lipa jep lajmin e trishtë: Me zemër të thyer...

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka njoftuar pak më parë se turneun e saj europian që e kishte planifikuar për në janar dhe shkurt do e shtyjë për në shtator dhe tetor, shkak i pandemisë së Covid-19.

"Me zemrën e thyer do të shtyj turneun tim të ardhshëm evropian për në shtator dhe tetor 2021. Ne kemi vazhduar të monitorojmë këtë situatë të paparë dhe në ndryshim dhe është bërë e qartë se nuk është e mundur të vazhdohet me turneun në janar dhe shkurt. Ju lutemi mbani biletat tuaja pasi ato mbesin të vlefshme për datat e planifikuara. Më mungon të jem në turne më së shumti gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të ribashkohem me të gjithë dhe të festoj së shpejti! Ndërkohë ju premtoj se do sjell disa gjëra shumë të bukura, që shpresoj se do t’ju pëlqejnë. Qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për veten tuaj. Puthje nga Dua", shkruan këngëtarja.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH