Globi

Ditët e fundit të liderit të ISIS: Përdhunonte një vajzë e vishej...

Shkruar nga Liberale
Ditët e fundit të liderit të ISIS: Përdhunonte një

Në muajt e tij të fundit në arrati, udhëheqësi i grupit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi ishte i trembur ndaj tradhëtarëve dhe dhe rrinte maskuar si një bari, shkruan The Associated Press.

Shkrimi i The Associated Press:

Bashkëpunëtorët e tij kanë thënë se ai ishte i fiksuar për sigurinë dhe mirëqenien e tij dhe duke u përpjekur të gjejë siguri në qytete dhe shkretëtira në Sirinë lindore, pranë kufirit irakian.

Në fund udhëheqësi braktisi zonat e ISIS-it, duke “rrëshqitur” në territorin armiqësor në provincën veri-perëndimore të Idlib-it të Sirisë, të drejtuar nga rivalët e grupit radikal të lidhura me al-Kaidën.

Ai nuk agjëronte dhe për muaj të tërë, ai mbajti një adoleshente “yazide” si skllave.

Vajza, e cila u la e lirë në një sulm të udhëhequr nga SHBA-ja në maj. Adoleshentja qëndroi për katër muaj në shtëpinë e vjehrrit të al-Baghdadit, një ndihmës i ngushtë i quajtur Abu Abdullah al-Zubaie.

Al-Bagdadi e vizitonte shpesh dhe e përdhunonte  dhe herë pas here edhe e rrihte.

Ai lëvizte vetëm natën, duke veshur atlete dhe duke mbuluar fytyrën, gjithmonë me rreth pesë burra sigurie që e quanin “sheik”.

“Kur e pyesja për ndonjë gjë, ai nuk më jepte përgjigje për arsye sigurie. Jo të gjithë e dinin se ku ishte”, tha vajza.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH