Aktualitet

Dhunuan të miturin, Prokuroria nis hetimet për njërin prej policëve

Shkruar nga Liberale
Dhunuan të miturin, Prokuroria nis hetimet për njërin prej

Prokuroria ka nisur hetimet zyrtarisht për policin që dhunoi djalin 15- vjeçar në Tiranë.

Në momentin kur u dhunua nga një prej policëve, djali kishte thyer karantinën dhe po kthehej në shtëpi me biçikletë.

Njoftimi nga Prokuroria:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka regjistruar procedim penal per te evidentuar veprimet e dhunshme te kryera nga punonjësit e policisë se shtetit, per rastin e te miturit S.Ç. Ne vijim te veprimeve hetimore te kryera eshte kerkuar ne gjykate, pezullimi nga detyra, te efektivit te policisë G.N, sipas nenit 242 te Kodit te Procedurës Penale. Veprimet hetimore vijojnë per evidentimin e pergjegjesise penale te personave te tjere te përfshirë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH