Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me denoncimin e bërë sot në komisariatin e qytetit bregdetar nga avokati Kujtim Cakrani i cili tha se ishte dhunuar nga dy persona të cilët i njihte.
"Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë është paraqitur shtetasi K. C me profesion Avokat, i cili ka bërë kallëzim se në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në rrugën “Petoshati” Vlorë, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se e kanë goditur fizikisht me grushta për shkak të detyrës.
Policia po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.", njofton policia. /Gazeta Liberale