Maxhoranca ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, që ishte thirrur nga Partia Demokratike.
Mësohet se deputetët socialistë nuk morën pjesë sot në mbledhjen e lajmëruar më herët nga kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku.
“Kërkuam një mirëkuptim me maxhorancën për të kryer një mbledhje të Komisionit Hetimor. Fatkeqësisht ata kanë vendosur që të bojkotojnë”, tha Tabaku.
Mbledhja në fjalë u kërkua nga opozita, duke marrë shkas edhe nga arrestimi gati 1 javë më parë i ish-ministrit Lefter Koka. Partia Demokratike dërgoi në SPAK padinë penale për incineratorët në tetor 2020, mes të cilëve edhe kryeministri Edi Rama.