Globi

Daçiç: Minishengenin e propozoi Beogradi për të hequr barrierat

Shkruar nga Liberale
Daçiç: Minishengenin e propozoi Beogradi për të hequr

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se Minishengeni Ballkanik është një projekt i propozuar nga Beogradi për të hequr të gjitha barrierat. Ndërkohë ai bën me dije se Kosova nuk është në një linjë me Serbinë dhe Rajonin për të normalizuar situatën, por mban ende taksën 100% ndaj mallrave që vijnë nga Serbia.

Sipas tij Kosova me taksën e vendosur ndaj mallrave të Serbisë po tregon se është kundër pajtimit, ndërsa thotë se Beogradi po vepron plotësisht ndryshe duke propozuar Minishengenin për t’i hequr të gjitha barrierat mes dy shteteve.

“Unë mendoj se jem larg nga ajo (vazhdimi i dialogut), sepse institucionet e Kosovës duhet të krijohen. Se a do të krijohen apo jo është një pikëpyetje e madhe. Taksa është një vendim që se ka parë historia, sigurisht që ne nuk e konsiderojmë Kosovën si një shtet tjetër dhe këtu nuk bëhet fjalë për raporte bilaterale por… Beogradi propozon minishengenin, heqjen e të gjitha barrierave, dhe Prishtina vendos taksë 100 për qind.

Është totalisht një vendim kundër përpjekjeve për normalizim dhe pajtim në gjithë rajonin. Ne nuk jemi shumë optimist rreth kësaj, por ne do të shohim si do të rrjedh situata. Në çdo rast Serbia do të jetë një faktor konstruktiv”, ka thënë Ivica Daçië për Kosovo Online, i pyetur se a pret ndryshime të politikës kosovare, heqje të taksës dhe rifillim të dialogut.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH