Italia vazhdon të shënojë viktima dhe raste pozitive me Covid 19. Në 24 orët e fundit janë shënuar 88 viktima, duke e cuar në 33,689 numrin e personave që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë.
Po ashtu janë regjistruar 177 raste të reja, ndërsa numri totla i të infektuarve ka shkuar në 234,013
Në përmirësim shfaqet ditë pas ditë situata në sistemin shëndetësor. Aktualisht janë 5,503 pacientë të shtruar në regjim spitalor e 338 në repartet e terapisë intesive.
Pacientë të shëruar deri më sot janë 161,895 dhe janë 957 pacientë të shëruar më shumë se një ditë më parë.
Më datë 3 qershor qeveria italiane ka vendosur hapjen e kufijve mes 21 rajoneve italiane si dhe kufijtë e jashtëm me të gjitha vendet anëtare të BE dhe të zonës Schengen.