Aktualitet

Covid-19/ 6 humbje jete dhe 657 të shëruar

Shkruar nga Liberale
Covid-19/ 6 humbje jete dhe 657 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 3244 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 475 qytetarë.

Janë 7360 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 169 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Po ashtu, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, 6 qytetarë, përkatësisht: 3 qytetarë nga Fieri të moshave 52-80 vjeç, 1 qytetar nga Kolonja 68 vjeç, 1 qytetare nga Lushnja 68 vjeçe, 1 qytetar nga Berati 70 vjeç,

Janë shëruar 657 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 164,524 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (09 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 475

Të shëruar në 24 orë 657

Të shtruar në spitale 169

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 3244

Testime totale 1,234,808

Raste pozitive 174,643

Raste të shëruara 164,524

Raste Aktive 7360

Humbje jete 2,759

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3268

Durrës 864

Fier 707

Shkodër 610

Vlorë 389

Elbasan 353

Lezhë 291

Gjirokastër 222

Berat 216

Kukës 157

Korçë 148

Dibër 135

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH