Aktualitet

Brataj: Masat anti-Covid nuk do të ndryshojnë deri më 1 shkurt

Shkruar nga Liberale
Brataj: Masat anti-Covid nuk do të ndryshojnë deri më 1 shkurt

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është shprehur sot se masat aktuale anti-Covid do të qëndrojnë të paktën deri më 1 shkurt.

Në një intervistë për Report Tv, anëtari i Komitetit të Ekspertëve Brataj tha se autoritetet janë në proces monitorimi të vazhdueshëm dhe në varësi të situatës merren edhe vendimet.

"Modeli që ne kemi krijuar është miks mes modeleve të të gjithë vendeve të tjera. Unë mendoj se deri më 1 shkurt patjetër do të kemi këto masa. Do të shohim se çfarë ndodh me indikatorët e sëmundjes. Dhe nuk mund të shprehemi për një periudhë të gjatë. Por me këto masa nuk mendoj se janë agresive që të pengojnë aktivitetet e tjera. Ndaj më mirë të rrimë në këto masa", tha ai.

I pyetur se çfarë pritet për situatën në vijim Brataj tha se çdo gjë varet nga respektimi ose jo i masave.

"Ne jemi duke monitoruar. Më parë ka qenë gati në ezaurim e gjithë rezerva e shtretërve. Kontrolli çoi në menaxhim dhe përballim normal të situatës. Kështu që ky kontroll është ende në monitorim dhe menaxhimi është në këtë moment në situatë dinamike", vijoi ai.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH