Aktualitet

Botim i UET PRESS/ Grida Duma prezanton librin “Koha për politikë”

               Publikuar në : 19:34 - 16/10/19 liberale

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma ka prezantuar mbrëmjen e sotme librin “Koha për politikë”, një botim i shtëpisë botuese UET Press.

Në fjalën e mbajtur përpara të pranishmëve, Duma renditi disa nga hapat që duhet të merren për të përmirësuar klimën politike.

Më konkretisht, ajo propozon Parlament dy dhomësh, pra edhe Senat, ku të përfshihen edhe mendjet e ndritura.

Ajo shtoi se kandidatët për deputetë duhen bërë me lista të hapura dhe të zgjidhen nga populli.

Pjesë nga fjala e saj në promovimin e librit:

Çështjet e politikës janë njerëzore, as hyjnore, as të pagabueshme. Politikë do të thotë të bësh, të ndërtosh, gjithçka tjetër nuk është politikë. Është koha për të bërë dhe le të ndërtojmë mbi këtë. Jemi sot në një moment ku shumëkush e shikon politikën si një mur ku përplas kokën dhe që mund të thyhet. Në fakt, ai duhet të jetë muri ku të ndërtohet dhe jo thyhet. Ne nuk jemi në kushtet e lirisë, jemi në kushtet kur politika më shumë se kurrë duhet të thërrasë njerëz.

Idetë nuk janë tonat, dhe më 2013 pavarësisht se fitoi një forcë e majtë, unë besoja fortë të shfletoja idetë, sepse ato lënë një lloj gjurme. Një qeverisje e majtë, që në sipërfaqe duket sikur ka tentuar të aplikojë teza të djathta, PPP, koncesione, etj, që në fakt kanë dështuar, kanë dështuar në mirëqenien e shqiptarëve.

Komunikimi shqiptar më shumë flet më nënkuptime dhe keqkuptime, sesa me fjalën e drejtë. Kjo do të thotë se jemi në një fatalitet të vogël historik. Nuk ndërtuam kurrë kontratën e nevojave, që njerëzve ju duhet. Nuk është kontrata mes njerëzve që përfitojnë, por mes përfituesve. Nuk kemi më luksin të humbim eksperiencën. Nuk mundet që Parlamenti ynë të mos përfaqësojë më eksperiencën, nuk mund të gjykojë vetëm me votën e të vjedhurve. Na duhet një Parlament dydhomësh, një sistem i hapur i kandidimit të zgjedhësve. Qytetarët duhet të zgjidhin kush duhet të kandidohet, kandidatët duhen bërë me lista të hapura dhe jo të mbyllura.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *