Bota

Trump pas takimit me Macron: Lufta në Ukrainë mund të përfundojë pas disa javësh nëse tregohemi të zgjuar

Shkruar nga Liberale

Trump pas takimit me Macron: Lufta në Ukrainë mund të

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi në konferencën e përbashkët me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, se lufta në Ukrainë mund të përfundojë  brenda disa javësh nëse tregohen të zgjuar.

“Unë mendoj se lufta në Ukrainë mund të përfundojë së shpejti, brenda disa javësh, nëse veprojmë me zgjuarsi. Nëse nuk jemi të zgjuar, do të vazhdojë…ne nuk e duam këtë. Mos harroni atë që thashë, kjo mund të përshkallëzohet në një luftë të tretë botërore, ne nuk e duam as atë”, deklaroi Trump nga zyra Ovale në konferenvcëne  përbashkët me Macron.

Kujtojmë se presidenti francez Emmanuel Macron shkoi sot në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump në përvjetorin e tretë të pushtimit rus në Ukrainë, raporton BBC.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha “ne shpresojmë që mund ta përfundojmë këtë luftë këtë vit”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH