Bota

Hamas kthen 4 trupa të pajetë, mes tyre dhe një nënë izraelite me dy fëmijët e saj

Shkruar nga Liberale
Hamas kthen 4 trupa të pajetë, mes tyre dhe një nënë

Hamas ka dorëzuar 4 trupat e pajetë izraelite të mbajtura peng që në 7 tetor 2023.

Në mesin e tyre ishin edhe një nënë me dy fëmijët e saj. Militantët shfaqën katër arkivolet, të bashkëshoqëruar me fotot e viktimave, ndërsa automjetet e Kryqit të Kuq mbërritën në Rripin e Gazës.

Ushtarët  i dorëzuan  trupat , ndërsa  punonjësit me jelek të kuq i mbuluan me çarçafë të bardhë përpara se t’i vendosnin brenda mjeteve. Karvani u kthye në Tel Aviv , ku autoritetet do të identifikojnë eshtrat.

Pas kthimit të trupave të viktimave presidenti izraelit Isaac Herzog i kërkoi falje popullit të tij

“Agoni. Dhimbje. Nuk ka fjalë. Zemrat tona – zemrat e një kombi të tërë – janë të copëtuara.Në emër të shtetit të Izraelit, përkul kokën dhe kërkoj falje. Falje që nuk ju mbrojta në atë ditë të tmerrshme. Falje që nuk ju solli në shtëpi të sigurt. Qoftë i bekuar kujtimi i tyre”, tha presidenti izraelit Isaac Herzog.

Shkëmbimi i ardhshëm do të përfshijë lirimin e 6 pengjeve të tjerë izraelit të shtunën si  dhe  qindra të burgosurve palestinezë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH