Bota

Shtëpia e Bardhë: Takimi i Trump dhe Putin do të zhvillohet fundjavën e ardhshme!

Shkruar nga Liberale

Shtëpia e Bardhë: Takimi i Trump dhe Putin do të zhvillohet

Një samit mes Donald Trump dhe Vladimir Putin është planifikuar të zhvillohet në fund të javës së ardhshme, sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa detajet mbeten ende të paqarta.

Zyrtari amerikan tha se vendi ku do të mbahet takimi nuk është vendosur ende, me disa opsione në shqyrtim, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Hungarinë, Zvicrën dhe Romën. Bisedimet për datën dhe vendndodhjen vijojnë, ndërsa nuk dihet nëse do të përfshihet edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ndërkohë, burimet bëjnë me dije se pala ruse ka dorëzuar një listë me kërkesa, që lidhen me një mundësi për armëpushim. SHBA po përpiqet të sigurojë dakordësinë e Ukrainës dhe mbështetjen e aleatëve evropianë, për çdo hap të mundshëm drejt një marrëveshjeje.


Nga ana tjetër, Ukraina vijon të mbajë një qëndrim të prerë, duke deklaruar se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që legjitimon pushtimin rus apo humbjen e territoreve të aneksuara ilegalisht.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH