Maqedoni

TRAGJEDIA në Koçan! 59 Viktima nga zjarri në klub nate, Maqedonia e Veriut shpall shtatë ditë zie kombëtare

Shkruar nga Liberale

TRAGJEDIA në Koçan! 59 Viktima nga zjarri në klub nate,

Maqedonia e Veriut ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare, ndërsa flamujt janë ulur në gjysmë shtizë në nder të 59 viktimave që humbën jetën nga zjarri shkatërrues në një klub nate në qytetin e Koçanit.

Ngjarja tragjike ndodhi gjatë një koncerti të bendit ADN, kur mjete piroteknike të përdorura për efekt ndriçimi shkaktuan zjarrin që përfshiu lokalin brenda pak minutash. Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, ka konfirmuar se 20 persona janë të dyshuar për ngjarjen, ndërsa 15 prej tyre janë ndaluar nga policia.

Mes viktimave është edhe një zyrtar policor. Kryeministri Hristijan Mickoski ka premtuar një hetim të thelluar dhe përgjegjësi penale për të gjithë ata që kanë shkelur rregulloret e sigurisë.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH