Ka ndërruar jetë shoferi i ambulancës, Ile Gocevski, i cili ishte në shërbim e emergjencës duke iu ardhur në ndihmë të plagosurve nga zjarri që përfshiu klubin e natës në Koçan.
Mediat në Maqedoninë e Veriut, raportojnë se Gocevski ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm (17 mars), ndërsa nuk ka asnjë informacion zyrtar për shkakun e vdekjes së tij.
Shumë prej të plagosurve janë dërguar edhe jashtë vendit, mes tyre Bullgari e Turqi për t'u kuruar, pasi plagët e shkaktuara nga djegia janë në shkallë të lartë.