Maqedonia e Veriut ka shpallur shtatë ditë zi kombëtare pas tragjedisë me 59 viktima dhe mbi 150 të plagosur në orët e para të së dielës. E ndërsa heshtja ka pllakosur vendin, të gjitha strukturat janë angazhuar për të shpëtuar jetët e personave që i mbijetuan zjarrit por që ndodhen në spital.
Gjatë natës ka vijuar transporti jashtë vendit i shumë pacientëve për trajtime më të specializuar. Mediat kane bere të ditur se sot ka ndërruar jetë edhe njëri nga shoferët e ambulancave si pasojë e trodnitjes së madhe.Ministri i shëndetësisë Arben Taravari ka bërë një përditësim të situatës.
“Gjendja e Pacientëve që dje ishin te hospitalizuar është relativisht stabile, fatmirësisht asnjë prej pacientëve nuk ka pas ndonjëfarr komplikimi. Deri tani në klinikat e Shkupit ka 84 pacientë, 51 pacientë janë jashtë vendit. Në Turqi janë 9 pacientë, në Bullgari 14, në Greqi 5, në Serbi 17, në Hungari 2 dhe në Romani 4. Sot besoj se do të shkojnë edhe një fluks i pacientëve në Slloveni 4, në Kroaci 4, në Austri 6 dhe në Beograd edhe 12 pacientë të tjerë”, tha Taravari.
Nga ana tjetër autoritetet përkatëse po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe vënien përpara drejtësisë personat përgjegjës.
Ministria e Brendshme, në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik ka thënë se janë 20 të dyshuar, 15 prej të cilëve janë ndaluar nga policia. Mes tyre është djali i pronarit të lokalit të natës, një ish zyrtare e ministrisë së ekonomisë e cila dyshohet se ka falsifikuar dokumentet dhe të tjerë.
Një ditë pas ngjarjes ka dhënë dorëheqjen edhe kryetari i Komunës së Koçanikt.