Kosova

Tragjike në Itali, humb jetën në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (EMRI)

Shkruar nga Liberale
Tragjike në Itali, humb jetën në vendin e punës

Një punëtor 21-vjeçar ka humbur jetën në Villadossola, provinca Verbano-Cusio-Ossola në Itali.

Sipas mediave italiane, viktima është Pashtrik Krasniqi, një i ri me origjinë nga Kosova, i cili u godit nga rryma elektrike teksa punonte në një platformë në lartësi prej 6 metrash.

Raportet fillestare tregojnë se ai ka prekur aksidentalisht një kabllo elektrike ndërsa po çmontonte skelat pas përfundimit të punimeve të rinovimit të një ndërtese.

Faqja Virgilio.it thotë se gjatë çmontimit, Pashtrik Krasniqi dyshohet se ka prekur kabllon me pulpën e këmbës, gjë që shkaktoi humbjen e jetës së tij.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH