Kosova

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Prishtinës

Shkruar nga Liberale
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Prishtinës

Ish-kryetari i Prishtinës, Salih Gashi ka ndërruar jetë. Ky lajm u bë i ditur nga kryetari Përparim Rama, i cili ka shprehur ngushëllimet dhe ka vlerësuar kontributin e tij për kryeqytetin.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama tha se Gashi ishte njëri nga kontribuuesit e palodhur për rindërtimin dhe konsolidimin institucional të kryeqytetit në një kohë të vështirë për vendin tonë, raporton KosovaPress.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademikut Salih Gashi – kryetarit të parë të Prishtinës pas luftës nga radhët e LDK-së dhe profesor i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët, komunitetin akademik dhe gjithë qytetarët e Prishtinës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH