Gjykata në Moskë ka dënuar 42-vjeçarin Ignat Kuzin me dy muaj paraburgim pas akuzave për vrasjen e gjeneralit rus Yaroslav Moskalik me një makinë-bombë pranë shtëpisë së tij.
Kuzin, i cili dyshohet se u rekrutua nga Shërbimi Sekret Ukrainas (SBU), ka pranuar përgjegjësinë gjatë marrjes në pyetje, duke treguar se kishte mbledhur informacione për Moskalikun për disa muaj dhe kishte përgatitur sulmin me ndihmën e materialeve eksplozive.
Sipas hetimeve, Kuzin kishte ndjekur rutinën e viktimës dhe kishte përdorur një Volkswagen Golf për të shpërndarë materialet shpërthyese, të cilat i kishte marrë nga një depo në rajonin Balashikha.
Në ditën e sulmit, ai dyshohet se mori udhëzime për të aktivizuar bombën për të vrarë Moskalikun. Autoritetet ruse e kanë ndjekur Kuzin pas analizës së kamerave të sigurisë që e kapën disa herë në afërsi të vendit të ngjarjes.
Më 23 prill, Kuzin u fsheh për të zbatuar planin e tij dy ditë më vonë, për të cilin dyshohet se iu premtua një shpërblim prej 18,000 dollarësh.
Në orën 10:30 të mëngjesit të 25 prillit, 42-vjeçari dyshohet se mori “dritën jeshile” nga një oficer i Shërbimit Sekret Ukrainas i cili po shikonte në video për të aktivizuar pajisjen shpërthyese ndërsa Moskalik kalonte pranë makinës bombë.
Autoritetet ruse njoftuan se e kishin gjurmuar 42-vjeçarin falë videove të kamerave të sigurisë që e kishin regjistruar disa herë në zonën e sulmit.