Globi

Vajza e Elon Musk sulmon të atin: Përshëndetja e tij ishte naziste

Shkruar nga Liberale
Vajza e Elon Musk sulmon të atin: Përshëndetja e tij ishte

Vivian Jenna Wilson, fëmija më i madh i Elon Musk, ka folur publikisht për babanë e saj, duke deklaruar se Musk "realizoi një përshëndetje naziste" në dy mitingje gjatë muajit janar dhe se ai është pjesë e një presidence që është "shumë negative dhe mbi të gjitha karikaturë".

Në një intervistë të re për Teen Vogue, që është intervista e saj e dytë me mediat që nga denoncimi publik i babait të saj vitin e kaluar, Wilson, 20 vjeçe, tha se veprimet që babai i saj po bënte në qeverinë federale ishin "vërtet të turpshme".

"Përshëndetja naziste ishte një çmenduri. Ishte një përshëndetje e tillë dhe atë do ta lexojmë ashtu sic ishte” tha Wilson.

Ëilson u bë e njohur vitin e kaluar pasi Musk foli për të në një podcast, duke deklaruar se ishte "e mashtruar" për të nënshkruar dokumente që mundësuan që Wilson, e cila ishte 16 vjeçe në atë kohë, të merrte trajtim mjekësor për afirmimin e gjinisë.

Liberale Newsroom

SHQIPENGLISH