Globi

Tragjedi pas shembjes së urës në Kinë: 11 të vdekur gjenden në pesë makina, 20 automjete të tjera ende nën ujë

Shkruar nga Liberale

Tragjedi pas shembjes së urës në Kinë: 11 të vdekur

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe më shumë se 30 rezultojnë të zhdukur pasi një urë u shemb gjatë shirave të rrëmbyeshëm në Kinën veriperëndimore.

Ura mbi një lumë në qytetin Shangluo të provincës Shaanxi u shemb të premten mbrëma për shkak të një shiu të papritur dhe përmbytjeve, thanë autoritetet.
Ekipet e shpëtimit kanë gjetur disa automjete që kanë rënë në lumë, ndërkohë që sipas autoriteteve po vazhdojnë përpjekjet.

Presidenti kinez Xi Jinping ka kërkuar një përpjekje "të gjithanshme" për të gjetur të zhdukurit.

11 të vdekurit u gjetën në pesë makina që u nxorrën nga lumi. Mendohet se 20 automjete të tjera janë zhytur në ujë, sipas mediave shtetërore.

Video dhe imazhe nga agjencia e lajmeve Xinhua tregojnë një pjesë të rrëzuar të urës me ujërat e dendur të lumit që vërshonin rreth saj.
Sipas Xinhua, zyrtarët dërguan në vendngjarje 736 zjarrfikës, 18 varka dhe 32 drone.

Të premten, të paktën pesë persona humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në një pjesë tjetër të provincës.

Pjesë të mëdha të Kinës veriore dhe qendrore janë goditur që nga e marta nga shirat që kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme.
Media shtetërore raportoi se të paktën pesë persona vdiqën dhe tetë rezultuan të zhdukur pasi shirat shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në qytetin Baoji të Shaanxi. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH