Kryeministri i Mbretërisësë Bashkuar, Rishi Sunak, duke folur pë tensionet mes Iranit dhe izraelit, deklaroi se përshkallëzimi nuk është në interesin e askujt në Lindjen e Mesme, duke shtuar se ata duan të shohin mbizotërimin e qetësisë dhe paqes.
Këto deklarata Sunak i bëri gjatë fjalimit të tij në një ngjarje në Londër, pas një sulmi të raportuar izraelit ndaj Iranit, ndërsa u raportua se zëra shpërthimesh të forta u dëgjuan në të paktën dy qytete iraniane në orët e para të mëngjesit.
Duke përsëritur se Britania ka dënuar sulmet hakmarrëse të Iranit të shtunën kundër Izraelit, kryeministri tha se Izraeli “absolutisht ka të drejtën e vetëmbrojtjes”.
“Por siç i thashë kryeministrit (izraelit) Netanyahu kur fola me të javën e kaluar, dhe në përgjithësi, përshkallëzimi i dukshëm nuk është në interesin e askujt”, nënvizoi Sunak.
“Ajo që ne duam të shohim është që qetësia të mbizotërojë në gjithë rajonin”, shtoi ai.
Theksojmë se shpërthimet në Iran erdhën në mes të tensioneve të rritura mes Iranit dhe Izraelit, pas sulmit të paprecedentë të së shtunës nga Teherani me qindra raketa dhe dronë në Izrael, për të cilin Irani tha se ishte në përgjigje të sulmit të 1 Prillit ndaj kompleksit diplomatik iranian në kryeqytetin sirian, Damask.